Shënohet festa e Fitër Bajramit në të gjitha xhamitë e Dibrës

Pas një muaji agjërim, basimtarët mysliman të myftinisë së Dibrës e kremtuan sot festën e Fitër Bajramit.

Falja e sabahut u zhvillua në të gjitha 35 xhamitë e Myftinisë së Dibrës, e cila i përfshin xhamitë e Qndrës Zhupë dhe Mvrovë Rostushës, raporton DibraJon.

Manifestimi qëndror i kësaj feste madhështore edhe sivjet u zhvillua në Xhaminë e Sahatit.

Namazi i Bajramit u fal në ora 5:38, ndërsa pas namazit hutben e mbajti i pari i myftisë së Dibrës, Haxhi Ramazan Efendi Hasa, i cili duke uruar festën, para një numri të madh basimtarësh, dha mesazhe për vllazërim, paqe, dashuri si dhe respekt të ndërsjelltë.

Përshkak se është ditë jo-pune dhe fundjavë e zgjatur ndjehet rritje e frekuencës, sepse dibranë të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Maqedonisë, janë këtu që sëbashku me prindërit e tyre të fesojnë festën e Ramazan Bajramit.

Urime deri te qytetarët e besimit Islam uruan edhe kryetarët, i Dibrë Ruzhdi Lata, i Qendër Zhupës Arjan Ibrahim dhe Marvrovë Rostushës Medat Kurtoski përmes llogarive të tyre në fb.

 

fiter bajrami1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!