Shoqatat joqeveritare dhe zgjedhjet lokale

Keto ditë po finalizohen kandidaturat për zgjedhjet lokale.

Shoqatat joqeveritare gjithsesi do te luajnë rolin e tyre në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe të partive politike për të pasur një proces zgjedhor të qetë, për të krijuar një atmosferë demokratike për tu zhvilluar zgjedhje të lira, të drejta dhe të pranueshme për të gjithë.

Gjatë kampanjës kandidatët dhe partitë me siguri do të mbajnë takime me shoqata, klube dhe aktivistë civil për tu parashtruar programet e veta zgjedhore.

Shoqatat janë një ndër shtyllat kryesore të demokracisë në shoqëri dhe prej komunave presin që të kenë bashkëpunim me qëllim të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve apo përmbushjes së nevojave të grupeve të veta qëllimore.

Shoqatat e Dibrës prej të gjithë kandidatëve do të kërkojnë të zgjedhin problemin me ndotjen e ajrit prej deponive, dhe kjo kërkesë nuk ka kompromis. Kandidatët duhet të pregadisin mirë planin e sistemimit të deponive se me shëndetin nuk ka kompromis dhe afat.

Mbrojtja e ujrave të lumit të Radikës nga devijimi nga rrjedha natyrale është poashtu kërkesë që nuk ka kompromis!

Kryetarët e rinj dhe këshillat komunal duhet që me shoqatat të lidhin partneritet të qëndrueshëm edhe ate:

  1. Delegim i kompetencave

Aktivitetet të cilat mund ti realizojnë shoqatat të mos i kryen vetë komuna por ti delegojë tek shoqatat, si p.sh. turnetë sportive, koncertet, festivalet, aksionet ekologjike, kampanjat për ngritjen e vetëdijes, promovimet, festat.

Me delegimin e kompetencave aktivitetet do të kryhen në menyrë më profesonale prej shoqatave që kanë eksperiencë në ato lëmi, do të kursehen mjete p.sh. nuk do të ketë nevojë të blihen topa, rrjeta e mjete tjera për nje turne sportive kur të njejtat i ka klubi.

Adminstratorët e komunës do të punojnë punën e tyre në detyrat e tyre dhe nuk do të humbasin kohë duke organizuar koncerte, festivale, promovime etj,, Njëkohësisht do të bëhet përforcimi i kapaciteteve të shoqatave përmes aktiviteteve

  1. Ndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës

Komunat duhet të kryejnë ndarjen e kategorisë buxhetore – Mjete për shoqatat joqeveritare, në mënyrë transparente, me konkurs sipas një metodologjie të caktuar që funskionon ne disa komuna. Komuna duhet të shpallë konkurs, të ndajë mjetet dhe prej shoqatave të kërkojë raport për kryerjen e aktivitetve të financuara. Është e pa pranueshme ndarja e mjeteve pa kritere dhe pa transparencë.

  1. Partneritet ne projekte

Një numër i madh i projekteve nga lëmi të ndryshme komuna i realizon përmes thithjes së fondeve Evropiane, Agjencioneve për zhvillim të shteteve të ndryshme, fondacioneve apo ambasadave.

Komunat duhet të kyçin në proceset e identifikimit të problemeve, në proçeset e përgaditjes së projekt propozimeve dhe implementimin e projekteve shoqatat lokale. Me kyçjen e shoqatave ata do të përfitojnë eksperiencën e tyre në aplikim dhe menaxhim të projekteve si dhe do të përfitojnë besimin dhe mbështetjen nga qytetarët dhe donatorët.

  1. Karrige ne Keshill

Këshilli Komunal duhet të jetë i hapur për shoqatat dhe qytetarët. Shoqatat duhet të ftohen drjetpërsëdrejti me ftesë për të marë pjesë në çdo seancë duke kërkuar edhe mendimin e shoqatave të caktuara për problem të caktuara p.sh. në seancat kur debatohet për kulturën të ftohen shoqatat që meren me kulturë që të japin mendimin e tyre për atë problem. Kjo të jetë praktikë e përhershme.

  1. Transparencë në aktivitete, planifikimin dhe harxhimin e buxhetit

Komunat duhet të jenë të vetëdishme se ata do të menaxhojnë me paratë publike, prandaj duhet që qytetarët dhe shoqatat të kyçen në përpilimin  e buxhetit komunal prej fazave më të hershme. Komunat duhet ti lajmërojnë dhe ftojnë shoqatat në seancat kur bëhet rebalance e buxhetit, duhet ti ftojnë dhe ti lajmërojnë që të monitorojnë harxhimin e buxhetit e sidomos proceset e tenderimit. Të gjitha informatat duhet të shpallen në web sajtin e komunës dhe të dërgohen tek shoqatat përmes emailit.

  1. Mirëkuptim

Kryetarët e komunave, këshilltarët, drejtorët, adminsitratorët duhet që ti mirëkuptojnë ankesat, protestat, rekomandimet apo mednimet e shoqatave dhe qytetarëve, kursesi te mos i marin si sulme ndaj tyre. Reagimet e qytetarëve duhet të pranohen dhe për çdo reagim duhet të ndërmeren aktivitete për rekuperimin e problemit si dhe duke shpallur publikisht sqarim apo duke dhënë informatë për aktiivitetet e ndërmara për zgjidhjen  e problemit.

Shoqatat gjithmonë do të jenë aty për të dhënë kontributin e tyre, vetëm duhet që Komuna tis heh si partnerë.

Gjithashtu shoqatat gjithmonë do të alarmojnë – fihkëllejnë për çdo problem, keqpërdorim apo keqmenaxhim.

Pergaditi dhe dërgoi: Shuip Marku 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!