Spitali i Dibrës mori ambulancë të re

Ministria e Shëndetësisë bleu 12 auto ambulanca për ndihmë emergjente mjekësore, gjashtë nga të cilat do t’i takojnë qendrës shëndetësore Shkup, dhe nga një do të marrin qendrat shëndetësore në Strugë, Dibër, Kërçovë, Krushevë, Kriva Pallankë dhe Berovë.

Gjithashtu do të shpallet konkurse për pranimin e infermierëve dhe mjekëve të rinj në kuadër të ndihmës së shpejtë, transmeton DibraJon.

Kjo sot u deklarua nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce, i cili së bashku me zëvendësministrin e Shëndetësisë Asim Musa dhe Drejtorin e qendrës shëndetësore Shkup Zllate Mehmedoviç, gjatë promovimit të auto ambulancave. Filipce tha se shërbimi i ndihmës së shpejtë në të kaluarën u përball me shumë probleme E një prej tyre ishte numri i auto ambulancave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!