Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale humanistin Turan Rusi

Presidenti Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medalje Presidenciale humanistin Turan Rusi, i cili jeton dhe vepron në ShBA.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka vlerësuar lart kontributin e Rusit, përcjell DibraJon.

“Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me Medalje Presidenciale sot e dekorova humanistin Turan Rusi. Ai është një prej bashkatdhetarëve të parë që emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas luftës së Dytë Botërore. Turani me djemtë e tij, Salin, Ilirin e Arbenin dhe gjithë familjen treguan dije, humanizëm, vullnet dhe guxim për të punuar pareshtur për lirinë dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!