Tuberkulozi ngadalë po zhduket në Dibër

Në rajonin e Dibrës ngadalë po çrrënjoset tuberkulozi. Në këtë përfundim tregojnë të dhënat e Dispanzerit antituberkuloz në Dibër e cila mbulon edhe komunën e Qendra Zhupës.

“Më shumë vite më pas, në vit kemi nga tre deri katër raste të të prekurve nga tuberkulozi. Vitin e kaluar kemi pasur katër raste të cilat janë trajtuar në mënyrë adekuate dhe janë mjekuar. Në tre muajt e kaluar të vitit nuk kemi asnjë rast”, ka thënë për MIA, Dragan Klopçevski, udhëheqës i dispanzerit, në shenjë të Ditës ndërkombëtare të luftës kundër tuberkulozit.

Ajo që duhet të theksohet, shton Klopçevski është që në dhjetë vitet e fundit nuk ka raste të tuberkulozit te fëmijët, transmeton DibraJon.

“Gjendja me tuberkulozin e ndjekim veçmë 15 vite, që nga kur jam udhëheqës pranë Spitalit të përgithshëm në Dibër. Përveç që numri i personave të moshuar të prekur nga kjo sëmundje është arrit në minimum, ajo që gëzon është fakti se në dhjetë vitet e fundit nuk është regjistruar rast i pacientëve të moshës së fëmijëve, të sëmurë me tuberkuloz”, thekson Klopçevski.

Në gjendjen e këtillë, sipas tij, ndikon niveli i lartë i higjienës, ushqimi më cilësor, por edhe ligjeratat e shumta që mbahen për qytetarët në bashkëpunim me Organizatën dibrane të Kryqit të kuq dhe Institutit për sëmundjet e mushkërive nga Shkupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!