Vetëm 50 nxënës janë regjistruar në gjimanzin e Dibrës

Në tre shkollat e mesme komunale, aq sa ka në rajonin e Dibrës, pas afatit të dytë për regjistrim në vitin e parë, janë regjistruar vetëm 67 nga 544 vendet e lira.

Në SHMK “28 Nëntori” në Dibër, me konkursin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, parashikohet një kuotë prej 340 ndërsa janë regjistruar vetëm 50. Prej tyre 36 mësimin do ta ndjekin në gjuhën shqipe ndërsa 14 në atë maqedonase, transmeton DibraJon.

-Kjo do të thotë se për afatin e tretë ka 122 vende vakante për mësim në gjuhën maqedonase dhe 168 për gjuhën shqipe, 34 prej tyre për klasën në drejtimin gjeodezi, thotë Arbana Pasholit, pedagoge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!