Vetëm një grua në funksion udhëheqës në Dibër

Në Ditën ndërkombëtare të gruas, Dibra nuk mund të lavdërohet se gruaja dibrane ka vendin e merituar kur bëhet fjalë për funksionet udhëheqëse.

“Edhe pse Dibra që moti i ka tejkaluar tabutë tradicionale për barazi gjinore, megjithatë është shumë e rrallë që gruaja të udhëheq me ndonjë institucion. Shumë gra kanë arsim të lartë, kanë cilësi, dinë gjuhë të huaja, por për fat të keq vetëm një institucion drejtohet nga grua”, thotë Arbana Qormemeti, profesoreshë në gjimnazin e Dibrës, transmeton DibraJon.

Drejtoresha është Hajrie Daçi që udhëheq çerdhen e Dibrës ‘Breshija’. Dibra ka tre shkolla fillore komunale dhe një shkollë të mesme të cilat asnjherë nuk janë drejtuar nga gjinia femërore.

Megjithatë, dibranet mund të lavdërohen me numrin e përfaqësuesve në Këshillin e Komunës. Nga 15 këshilltarë që numëron komuna, pesë janë gra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!