Zëvendësministri i brendshëm Nuhiu për vizitë në Dibër

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, me bashkëpunëtorët e tij pasdite ishte për vizitë në Dibër.

Ai realizoi takim me kryetarin e kësaj komune Hekuran Duka, në të cilin mori pjesë edhe komandanti i Stacionit policor nga kompetenca e përgjithshme në Dibër, Argëtim Vojnika.

Qëllimi i vizitës ishte që të rritet bashkëpunimi midis vetëqeverisjes lokale dhe policisë, përforcimin e sigurisë, rendit publik dhe në të njëjtën kohë të mënjanohen të gjitha barrierat ose burokracia që mund të paraqiten për biznesin në komunën e Dibrës dhe për qytetarët nga dy vendet fqinje, kumtuan nga pushtetit lokal.

Theksojnë se zëvendësministri e ka theksuar përcaktimin institucional që të garantohet tërësisht lëvizja e lirë e qytetarëve midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në kuadër të standardeve ligjore.

Në pjesën e kufirit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në Dibër funksionojnë dy vendkalime kufitare “Bllato” dhe “Xhepishte-Trebishte” ku frekuenca e udhëtarëve dhe automjeteve është në rritje të vazhdueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!