ZHURNAL: BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, gjegjësisht konsultimet e fundit rreth kandidatëve të mundshëm që do të garojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor. 

Agjencia e Lajmeve Zhurnal jo zyrtarisht mëson se në Komunën e Dibrës tanimë Lëvizja BESA dhe LR-PDSH kanë bërë zgjedhjet e tyre për kandidat që do të garojnë në këtë komunë.

Sipas burimeve të Agjencisë së lajmeve Zhurnal, nga Lëvizja BESA në Dibër do të garojnë me kandidatin Xhemal Çupi, ndërsa për LR-PDSH-në mjeku Arben Agolli./Zhurnal.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!