Zjarr në deponinë e qytetit në Dibër

Në deponinë e qytetit në Dibër mbrëmë shpërtheu zjarr, ndërsa tymi dhe aroma e rëndë janë përhapur në tërë qytetin.

Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë njësia zjarrfikëse territoriale, si dhe të punësuarit në ndërmarrjen komunale publike “Standard” me mekanizmin e vet, prcjell DibraJon.

“Shkaku, më se e sigurtë është faktor njeriu. Është djegur gjatë natës, pasi të kishte ndodhur gjatë ditës, ndoshta do të mund të thuhej se ka qenë nga temperaturat e larta. Kjo nuk ndodh për herë të parë”, tha për MIA, Omer Cami, udhëheqës i Sektorit për higjienë komunale në NKP “Standard”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!